Brenda muajit tetor, Agjensia e Mbikëqyrjes Policore pritet të japë vendimet e para të vetingut për 34 drejtues të uniformave blu.
Vendimet vijnë në një moment kur ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se në radhët e policisë ka nisur procesi i vetëpastrimit nga të inkriminuarit.
AMP ka gati vendimet e para për drejtuesit e kupolës së policisë së shtetit lidhur me vlerësimin kalimtar të tyre për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale.
4 komisionet e vetingut me nga 3 anëtarë që janë ngritur pranë AMP-së pas shkrirjes së komisionit të jashtëm të vlerësimit, pritet të japim vendimet e para të hetimit administrativ disa mujor që kanë kryer që prej hedhjes së shortit.
Vendimet pritet të merren për drejtuesit e lartë të departamenteve të policisë kriminale, sigurisë publike, kufirit e migracionit si dhe për gradat drejtues i parë, drejtues e kryekomisar.
Ndërkohë, AMP vijon hetimin administrativ dhe korrespondencën me 36 subjektet e dyta të shortuara, të cilët po ashtu janë grada e larta në policinë e shtetit dhe gardën e republikës.
Vendimet e para të vetingut të rinisur në polici vijnë në një moment kur ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku kanë lajmëruar të ashtuquajturën fushatë e “vetëpastrimit”. Pak ditë më parë shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj u arrestua me urdhër të SPAK, si pjesë aktive e grupit kriminal të baronit të drogës, Gëzim Çela.
LISTA:
- Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme
- Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Ndërprerë procesi
- Drejtues i Parë Thodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
- Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
- Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
- Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
- Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
- Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
- Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Ndërprerë procesi
- Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër
- Drejtues Arben Joca, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë
- Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë
- Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës
- Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër
- Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë
- Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
- Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
- Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
- Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
- Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës
- Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës.
p.c. / ABC24.AL