Kazakistani njoftoi të enjten se ka pezulluar eksportet e 106 llojeve të mallrave në Rusi, raportojnë mediat lokale.
“Kazakistani eksporton të gjitha llojet e mallrave, me përjashtim të 106 llojeve specifike të mallrave (që) i është dashur t’i frenojë,” njoftoi agjencia e lajmeve Kazinform, duke cituar zëvendësministrin e Tregtisë dhe Integrimit Kairat Torebayev.
Sipas agjencisë së lajmeve, Torebayev u shpreh se Kazakistani vendosi kufizime veçanërisht në eksportin e dronëve, komponentëve të tyre, çipave dhe pajisjeve elektronike speciale në Rusi.
Kazakistani nuk i prodhon ato mallra, por vetëm i importon ato, shkruajnë mediat e huaja.
Muajin e kaluar, Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev tha gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin se vendi i tij do t’i përmbahet regjimit të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë.
j.l./dita