Kartelet marrin nën kontroll aeroportin “Culiacan” në Sinaloa, kundërshtojnë ekstradimin e djalit të El Chapos në SHBA

0
Gjigandi

Autoritetet meksikane kanë arrestuar gjatë ditës së djeshme Ovidio Guzman Lopez, djalin e Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Kjo ka sjellë reagimin e dhunshëm nga karteli i drogës, Sinaloa, i cili ka vrarë disa persona dhe po vazhdon të shkaktojë trazira në shtetin meksikan.

Së fundi, grupet e armatosura kanë pushtuar aeroportin ndërkombëtar “Culiacan” për të shmangur transferimin e të arrestuarve drejt vendeve të tjera.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, Ovidio Guzman përballet me akuza në Shtetet e Bashkuara për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marijuanës.

Theksojmë se 32-vjeçari aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Qendrën Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso) numër 1, e njohur më mirë si “El Altiplano”.

RonaTyra

Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez.

Ai njihet gjithashtu si El Raton, (brejtësi) dhe identifikohet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu