Karantina “kreative”/ Shpikja: Pica me gjethe hithre!

0
Gjigandi

Karantina i ka bërë evropiano-perëndimorët jo vetëm të interesohen më tepër për frutat dhe bimët e egra që ofron natyra, por edhe të shpikin receta të reja.

Masat e karantinës që në Britaninë e Madhe hynë në fuqi më 23 mars dhe që
tani janë lehtësuar, u kanë hapur sytë shumë banorëve të qytetit për frutat dhe bimët që lulëzojnë në hapësirat e gjelbra të qyteteve në pranverë. Këto bimë dhe fruta që i përdornin dikur gjyshet kishin rënë në harresë, por falë koronavirusit britanikët po i rizbulojnë ato. Fjala është për hithrat, radhiqet, lule gojë-ujku, kërpudhat e rralla pranverore, gjethet e njoma të manaferrave, dhe mjaft bimë të tjera të egra, që gjenden poshtë shkurreve e në brigjet e lumenjve, thotë DW.
Ekspertët tani thonë se karantina i ka shtyrë njerëzit të rivendosin kontaktin me natyrën.
Ata po interesohen më shumë për bimët medicinale apo historitë dhe mitet që lidhen me fuqinë dhe efektet që u atribuohen e bimëve të caktuara. Një piceri në lindje të Londrës së fundi po dhe pica me gjethe hithrash, lëpjeta apo bimë të tjera, për të cilat në fillim iu desh t’i bindte klientët se nuk ishin të rrezikshme. Tani shumë njerëz e kanë kuptuar se sa të shijshme janë dhe shpresat janë që gjithmonë e më shumë njerëz të porosisin pica të tilla.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu