Kapen me mallra kontrabandë, 2 të arrestuar në Vlorë. Në kërkim 2 doganierët që lanë kamionin të kalonte në Kakavijë

0
Gjigandi
Dy shtetas në Vlorë janë kapur në flagrancë dhe vënë në pranga, pasi po transportonin me kamion mallra të dyshuara të kontrabanduara me vlerë 30 000 euro, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.
Sipas uniformave blu po punohet për kapjen e 2 punonjësve të doganës në Kakavijë, që dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar mjetin kamion të hyjë në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas kishin kontrabanduar nga shteti grek në vendin tonë, me kamion, sasi të konsiderueshme mallrash, organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Tranzit 2″. Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit O. Gj., 35 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, banues në Vlorë. Këta dy shtetas u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, teksa transportonin me kamion, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme, të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave, me vlerë 30 000 euro. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia në vendin tonë, duke kaluar nga pika doganore e PKK Kakavijë, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me kamionin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kondrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e shtetasve I. H., 40 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të dy me detyrë doganier në PKK Kakavijë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu