Kaos në Filipine, një alarm për bombë lëshohet në të gjitha aeroportet e vendit

0
Gjigandi

 

Filipinet kanë vënë në gatishmëri të lartë të gjitha aeroportet e tyre pas një paralajmërimi se mund të shpërthejë një bombë në avionët që nisen nga Manila drejt destinacioneve të ndryshme, përfshirë destinacionet turistike, tha sot Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit.

Paralajmërimi u dërgua me email tek shërbimet e trafikut ajror dhe kishte të bënte me një kërcënim për fluturimet që niseshin nga kryeqyteti Manila me destinacion Davao, Bicol dhe zonat e njohura turistike të Palawan dhe Cebu.

Rregullatori i aviacionit publikoi sot një memorandum të datës 4 tetor, duke udhëzuar zyrtarët e sigurisë së aeroportit të rrisin masat e sigurisë, të kontrollojnë bagazhet dhe të kryejnë mbikëqyrje 24-orëshe pas emailit paralajmërues, në të cilin shkruhej se një avion do të shpërthejë.

 

RonaTyra

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu