Një Youtuber amerikan ka përfunduar në spital, pasi kamera e fshehtë që po realizonte ka shkuar keq.
21-vjeçari ishte duke i bërë një kamera të fshehtë shoferit “delivery”, kur ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në gjoks.
Cook shihet duke ndjekur Colie-n nëpër qendrën tregtare ndërsa ia afron telefonin në fytyrë teksa luan frazën e çuditshme, “Hej legen, boll mendove për vezullimin tim” disa herë duke përdorur një aplikacion Google Translate.
Colie largohet nga Cook dhe i thotë që të ndalojë tre herë përpara se të përpiqet të largojë telefonin nga fytyra e tij ndërsa YouTuber-i vazhdon ta ndjekë.
Pikërisht në këtë moment kamera e fshehtë shkoi keq kur shoferi nxori një armë dhe qëlloi YouTuber-in gjoks.
Po javën e kaluar, Colie, i cili ka një licencë për të mbajtur armë, u shpall i pafajshëm për plagosjen e rëndë pasi tha se po vepronte në vetëmbrojtje.
Videot “prank” zënë një hapësirë të gjerë në Youtube, dhe shpesh ato kritikohen se e kalojnë cakun vetëm për të marrë disa klikime më shumë.
a.c./dita