Kallëzuesi i Fredi Belerit jep dëshminë me dyer të mbyllura, prokurorja: Është kërcënuar ai dhe familja e tij

0
Gjigandi

Arsen Rama, personi që kryer kallëzimin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është bërë bashkëpunëtor i Prokurorisë, ka marrë kërcënime për jetën. Rama është marrë në pyetje me dyer të mbyllura në cilësinë e dëshmitarit.

Gjithashtu, prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se dëshmitari dhe familjarët e tij janë kërcënuar gjatë kësaj periudhe madje Arsen Ramës i është dëmtuar edhe automjeti. Dyshohet se për shkak të kërcënimeve, vëllai i tij Abdyl Rama është larguar nga Sqhipëria pasi nuk është gjetur në banesë kur është thirrur si dëshmitar nga SPAK.

Ditën e sotme po zhvillohen 2 seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin.

Njëra prej seancave po mbahet në GJKKO ku do të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës ku përveç Ramës, janë thirrur edhe banorë të tjerë të cilët do të dëshmojnë nëse janë kontaktuar nga pjesëtarë të stafit elektoral të Belerit për ta votuar këtë të fundit në zgjedhjet e 14 majit, në këmbim të shumave monetare.

Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë po zhvillon një seancë për Belerin ku pritet të merret vendimi se cila prej gjykatave ka kompetencën për t’i dhënë lejen e posaçme Belerit në mënyrë që ky i fundit të bëjë betimin si kryebashkiak.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu