‘Kalim i kufijve!’ Rrjeti i irrituar me veprimin e fundit të Luizit për Kiarën

0
Gjigandi

Prej natës së parë të “Big Brother VIP” Luiz Ejlli ka shprehur pëlqimin për Kiara Titon.

Komplimentet, batutat, “kunjat”, komentet e vazhdueshme, këngëtari i ka provuar të gjitha për t’i marrë vëmendjen.

Nga ana tjetër, edhe pse është treguar e sjellshme dhe qesh me shakatë e tij, moderatorja ia ka bërë të qartë se mes tyre nuk mund të ketë asgjë dhe se nuk e sheh më shumë se shok.

Një veprim i fundit i Luizit ndaj Kiarës ka ndezur jo pa rrjetin. Teksa Kiara ndodhet e shrirë në shtrat, Luizi i hedh sipër. Moderatorja trembet dhe çohet menjëherë, teksa Luizi i thotë: “Bëra provë, si mund të ishte”.

Në mediat sociale njerëzit e kanë kryqëzuar këngëtarin duke shkruar se ka kaluar çdo limit dhe kufi. Të tjerë shprehen me etiketime të ndryshme si “maniak” dhe “i papjekur”. Ka edhe nga ata që thonë se ky është ngacmim seksual dhe se Kiara duhet të kishte reaguar në mënyrë tjetër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu