Juliana tha se me Stresin s’ka çka flet më, pas përplasjes që patën mbrëmë.
“Unë me Stresin nuk kemi më muhabet çka me bo, u kry puna jonë. Unë ta kam dhanë lirinë me pa deri ku shkon fytyra jote, po ti e ke kaluar kufirin,unë ndoshta një mirëmengjes mundem me i thanë, se jetojmë në një shtëpi, por miq e shokë, as brenda, as jashtë”, ka thënë Juliana, derisa ishte duke futur rrobat në makinën e larjes bashkë me Edonin.
Ajo ia dha edhe një këshillë Edonit, që të ruhet nga grupi me të cilin ai rri, pasi, sipas saj, janë thashethemexhinj.