Jul Deda me gjithë humorin dhe sportivitetin që e karakterizon nuk ka ngurruar t’i përgjigjet një pyetjeje të sikletshme në emisionin ‘Zemër Luana’.
Teksa Juli është pyetur se cilin do të zgjidhte si aktorin që ka mik të mirë dhe atë me të cilin nuk flet prej kohësh, ai pa hezituar ka zgjedhur dy emra.
Gent Zenelaj e ka quajtur mikun e tij më të mirë, ndonëse ka treguar se nuk flet me Salsano Rrapin, ku shkaku ka qenë një rol që Juli ka marrë.
Sipas tij Salsano është treguar nehilist dhe nuk meriton as të duartrokitet.