Jetojnë në kasolle, rrëqeth me fjalët babai: Fëmijët më shumë hanë bukë thatë

0
Gjigandi

Në vitin 2020 mjerimi është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve. Një familje në fshatin Derstill në Gjinar jeton në varfrëri eksteme.

Kryefamiljari Panajot Derstill ka një apel. Ai kërkon vetëm një dhomë, ku të jetojnë fëmijët e tij dhe që dikush t’i ofrojë një vend pune.

Asgjë më shumë se kaq. Në mes të këtij të ftohti fëmijët e tij jetojnë në një kasolle. Kjo familje e mban frymën me 47 mijë lekë të vjetra asistencë sociale.

Panajoti tregon:

Këtë e kam ndërtuar vetë, vetëm me dërrasa dhe llamarinë. Kam dy fëmijë të vegjël, vetë jam pa punë dhe gruan e kam pa punë. Marrim vetëm një ndihmë ekonomike, 47 mijë lekë. Del vetëm sa për një thes miell. Fëmijët më shumë hanë bukë thatë.

Kurse gruaja e tij tregon se në ditët me shi i përqafon fëmijët sepse ata kanë frikë. Ajo thotë se vetëm kaq mund të bëjë për ta t’i përqafojë, pasi nuk ka mundësi.

RonaTyra

Violeta Derstilla tregon:

Fëmijët kanë frikë, kur bie shi, tremben, qajnë kanë frikë, janë të vegjël. I marr afër kur kanë frikë, nuk i kuptojnë të gjitha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu