Ja çfarë tregon studimi i fundit për kafen!

0
Gjigandi

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën dhe duket se ajo i bën mirë shëndetit.

Për këtë arsye, “El País” ka publikuar rezultatet e studimeve të ndryshme në të cilat është treguar se konsumimi i moderuar i kafesë ndikon në vdekshmërinë më të ulët dhe për rrjedhojë, zgjat jetëgjatësinë.

Ky është rasti i studimit të BMJ, ku pohohet se konsumimi i matur i kafesë është i sigurt, veçanërisht me 3 ose 4 filxhanë në ditë, gjë që do të kontribuonte në uljen e shfaqjes së patologjive si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të ndryshme të kancerit ose gjendjet neurologjike.

Nga një grup specialistësh spanjollë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore për Fiziopatologjinë e Obezitetit dhe Ushqyerjes (CIBEROBN), thuhet se pjesa më e madhe e sëmundjeve kronike ndodhin në moshat më të vjetra dhe pikërisht këtu kafeja mund të ketë më shumë efekt të dobishëm. Megjithatë, kafeja nuk është e mirë për të gjithë popullatën, pasi te gratë shtatzëna konsumimi i kafesë mund të lidhet me efekte të padëshiruara, si për shembull pesha e vogël e foshnjës në lindje ose rritja e rrezikut të frakturave në vetë gratë shtatzëna.

Ndërkohë, studimet nga Kina kanë dalë në përfundim se konsumimi i moderuar i kafesë, me ose pa sheqer, shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes. Kafeina krijon një varësi të rrezikshme. Aq e rrezikshme është kjo varësi sa Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e ka cilësuar intoksikimin nga kafeina dhe heqjen dorë të saj si diagnozë të çrregullimeve mendore.

RonaTyra

Me këtë nënkuptohet se njerëzit e intoksikuar nga kafeina ose ata që kanë hequr dorë prej saj, përjetojnë simptoma të ngjashme të çrregullimeve mendore. Një nga arsyet përse kafeina është kaq popullore është se ka efekt nxitës dhe stimulus. Në të vërtetë, njerëzit që nuk konsumojnë kurrë kafeinë janë më vigjilentë se ata që janë mësuar me kafeinën. Megjithatë, ajo që duhet kufizuar patjetër dhe ka nevojë për vëmendje është sheqeri që hedhim në kafe.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu