Izraeli refuzon kërkesën e Zelensky-t për të vizituar vendin

0
Gjigandi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar të vizitojë Izraelin në shenjë solidariteti me shtetin hebre pas sulmit të Hamasit, por Izraeli e ka refuzuar kërkesën e tij duke thënë se tani nuk është “koha e duhur”, raportojnë mediat izraelite.

Zelensky ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit, duke thënë se Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme për të mbrojtur veten.

Izraeli e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, shteti hebre nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Kievit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu