Izraeli njofton se është gati për sulm tokësor, ish-kreu i CIA: Mos e bëni këtë gabim sepse…

0
TOPSHOT - A smoke plume erupts during Israeli bombardment in Rafah in the southern of Gaza Strip on October 19, 2023. Thousands of people, both Israeli and Palestinians have died since October 7, 2023, after Palestinian Hamas militants based in the Gaza Strip, entered southern Israel in a surprise attack leading Israel to declare war on Hamas in Gaza on October 8. (Photo by SAID KHATIB / AFP) (Photo by SAID KHATIB/AFP via Getty Images)
Gjigandi

E premtja supozohej të ishte dita e hapjes së kalimit në Rafah, për dërgimin e ndihmave humanitare për popullin palestinez, por përflitet se edhe ky kalim nuk do të hapet sot. Lajmin e bëri të ditur përmes burimeve, CNN ku thuhet se kalimi u shty për shkak të disa problemeve strukturore dhe se kalimi do të hapet të shtunën.

Urdhri për të hyrë në Gaza do të vijë së shpejti, u tha ushtarëve ministri i mbrojtjes i Izraelit.

Beteja po shkon në territorin e Hamasit në Gaza”, tha komandanti i ushtrisë jugore të Izraelit.

Konflikti rrezikon të përhapet. Sirenat paralajmëruese po bien në Izraelin jugor dhe verior për shkak të sulmeve me raketa nga Gaza dhe Libani.  Lufta rajonale po afrohet gjithnjë e më shumë në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli njofton fillimin e operacioneve tokësore në Gaza.

Dje ka pasur një sekuencë sulmesh të njëkohshme me raketa, raketa dhe dronë kundër objektivave izraelitë dhe amerikanë dhe fakti që ata mbërritën në të njëjtën kohë sugjeron një drejtim të vetëm që u dha urdhër forcave të saj në zonë.

RonaTyra

Ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, David Petraues ka paralajmëruar Izraelin për opsionin e një ndërhyrjeje tokësore në Gaza.

Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar eventualitetin e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishos më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti.

Nëse Hamas është po aq kreativ sa ç’ishte në atë sulm barabar dhe të papërshkrueshëm, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban nuk mund të jetë më sfidues se kaq”, tha ai.

Sipas tij, Izraeli duhet të përpunojë një plan për ringritjen e shërbimeve bazike në Gaza, rindërtimin e saj.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu