Ndër historitë anësore të Kupës së Botës që po i afrohen fundit, një vend ka zënë Ivana Knoll, modelja dhe influencuesja 30-vjeçare, ish-Miss Kroacia. Ajo ia kushtoi një muaj të jetës së saj këtij turneu global futbollistik, u bë target kryesor i fotografëve dhe kameramanëve.
Ndeshjet e futbollit të kombëtares kroate, për të cilën Ivana deklaron se është tifoze e madhe, dhe paradat e gëzueshme nëpër rrugët e Dohas të tifozëve shumëngjyrësh, të pranishëm në Kupën e Botës, ishin sfondi për ekspozimin e tepruar të së resë kroate mbi baza ditore.
Një angazhim në gjysmë të rrugës, mes pushimeve dhe vetëpromovimit, që ka dhënë fryte të bujshme, duke qenë se fytyra e Knoll është bërë e famshme në çdo cep të planetit, ndërkohë që profili i saj në Instagram është rritur nga 600 mijë ndjekës para Kupës së Botës në gati 3 milionë aktualisht.
Me pak fjalë, modelja i ka bërë mirë llogaritë dhe është shlyer në mënyrë të kënaqshme, duke pasur parasysh kontratat që ndoshta do të mund të marrë pas përfundimit të turneut, për shkak se ka sfiduar rreziqet që ka pjesëmarrja e saj e këtij lloji në një vend si Katari, i njohur për rregulla shumë strikte.
Thjesht mendoni për të gjitha frikërat në prag të shtypjes së mundshme të sjelljes që konsiderohet “në kundërshtim me moralin”, e kuptuar jo vetëm si rrjedhje homoseksuale, por edhe si shfaqje e veshjeve diskrete.
Me këto premisa, paraqitja me atë veshje, dekolte e Ivana në ndeshjen e parë të Kroacisë, kur të gjitha mediat e botës e quajtën “fanse seksi” e Modric dhe shokëve të tij, ishte pagëzimi i “zjarrit” me autoritetet e Katarit, të cilat në atë moment i shtruan vetes pyetjen nëse ia vlente apo jo ndërhyrja për të censuruar Knoll, me të gjitha pasojat e pashmangshme të publicitetit negativ në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, pas disa muajsh kritikash për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Vendimi ishte që të lejohej “sfilata” e influencueses së re, e cila për këtë arsye vazhdoi të shfaqej në tribunat e stadiumeve të ndryshme me veshje që i linin pak vend imagjinatës, duke mbajtur ngjyrat bardhekuqe të kombëtares kroate. Ndërkohë që javët e fundit po shtonte ndjekësit në rrjetet sociale dhe jepte intervista televizive, Ivana e gjeti veten të pushtuar nga një valë vëmendjeje e madhe në sferën e saj private.
Ajo zbuloi për “Daily Mail” se kishte marrë disa mesazhe private në Instagram, edhe prej futbollistëve të angazhuar në Kupën e Botës, të cilët e ftonin të takoheshin. Propozime reale, kuptimi përfundimtar i të cilave mund të merret me mend lehtësisht.
Knoll tha gjithashtu se mori dhjetëra propozime për martesë, si dhe oferta të hapura seksuale, duke nënvizuar se ishte e tronditur që fansat mendonin se ajo ishte një “vajzë e lehtë”. Ivana shtoi: “Unë thjesht po argëtohem me të gjithë.
Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur, nuk më intereson të takoj askënd këtu. Synimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha. Fansat që takoj kudo më duan, por kur shkoj në ndeshje tani, miqtë e mi nuk ulen me mua, lëvizin në vende të tjera për shkak të kamerave”.
Modelja nuk humbi prezencën e saj me rastin e humbjes së Kroacisë në gjysmëfinale kundër Argjentinës. Për të treguar përkushtimin e saj, Knoll mbërriti në stadiumin “Iconic” të Lusail katër orë para fillimit të ndeshjes, duke u shoqëruar me fansat dhe pozuar me ta. Pavarësisht humbjes së kombëtares së drejtuar nga Dalic, Botërori i Ivanës nuk ka përfunduar ende.
Edhe për të, ashtu si për Kroacinë, do të ketë ende një mundësi të fundit për t’u dukur, konkretisht “finalja” për vendin e tretë kundër Marokut, e planifikuar për të shtunën. Pastaj do të fillojë jeta e saj e re, asgjë nuk do të jetë si më parë, sepse është bërë fenomen planetar.