Në Shqipëri aktualisht nuk ka dyshime për qarkullimin e nënvarianteve të reja të Omicron. Konfirmimi vjen nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët thonë se situata është nën kontroll.
Pavarësisht se prej dy javësh të infektuarit me Covid kanë pësuar një rritje të lehtë, me 6% të rasteve të testuara pozitive, specialistët nuk parashikojnë një valë të re pandemie pasi në vendin tonë po mbizotërojnë viruset e gripit.
“Parashikohet që të kemi rritje të lehtë në ditët në vijim, por jo në formë vale.”
Niveli i lartë i imunizimit të popullatës përmes vaksinimit dhe kalimit të sëmundjes i bën ekspertët e shëndetësisë të besojnë se nuk ka vend për panik.
Në kushtet kur pandemia ende nuk ka mbaruar specialistët thonë se vaksinimi nuk duhet ndaluar. Ata rekomandojnë kryerjen e dozave përforcuese veçanërisht për grupet e riskut.
o.j/dita