Ish-polici serb lirohet nga paraburgimi, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Kosovës

0
Gjigandi

Ish-policit serb Dejan Pantiq i është ndryshuar masa gjyqësore, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Prokuroria Speciale e ka arsyetuar vendimin me gjendjen e tij shëndetësore, por kjo ka hasur në kritika të mëdha.

Këtë vendim e ka kritikuar kryeministri Albin Kurti. Është shprehur i habitur me ndryshimin e masës gjyqësore.

“Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e të paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Akt të rëndë e ka kualifikuar vendimin e gjykatës ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se me këtë veprim inkurajohen bandat kriminale në veri të vendit.

RonaTyra

Në Lëvizjen Vetëvendosje vendimin e kanë quajtur “akt tradhtie”.

Në lidhje me kritikat e drejtuara te sistemi i drejtësisë, ka reaguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Këshilli Gjyqësor publikisht e informon kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marrë këtë vendim quhet gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”, thuhet në reagimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

I biri i Pantiqit meritat për lirimin e babait të tij ia atribuoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Mediat e Serbisë që prej mëngjesit të së mërkurës kanë raportuar se Pantiqi do të lirohet gjatë ditës.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin për ndryshimin e masës së paraburgimit. Ajo ka kërkuar që të hiqen menjëherë barrikadat në veri.

Arrestimi i Pantiqit nxiti ngritjen e barrikadave në veri të vendit, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Pantiqi po mbahej në paraburgim në Stacionin policor në Leposaviq.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu