Oligarku rus, ish-pronari i grupit më të madh të ndërtuesve “Don-Stroi”, Dmitriy Zelenov, ka ndërruar jetë në Francë.
Dmitry Zelenov vdiq në qytetin francez të Antibes. Kjo u bë e ditur të shtunën e 17 dhjetorit.
Mësohet se të premten, më 9 dhjetor, Zelenov ishte për darkë për vizitë tek miqtë.
Në dalje nga shtëpia, ai u sëmur dhe ra mbi parmakë dhe goditi kokën.
Sipas kanalit të “Telegram-it” Baza, pak para vdekjes së tij, Zelenov iu nënshtrua një operacioni vaskular, pasi kishte probleme me zemrën.
Dmitry Zelenov ishte një bashkëpronar i kompanisë së ndërtimit “Don-Stroy”, një nga zhvilluesit më të mëdhenj të Moskës në fund të viteve 1990 dhe 2000.
“Don-Stroy” ishte i pari që ndërtoi komplekse elitare banimi shumëkatëshe në Moskë.
Zelenov dikur ishte përfshirë në listën e miliarderëve rusë të Forbes, por pas krizës globale financiare të vitit 2008, ai humbi kompaninë për shkak të borxheve.
Ky është një tjetër vdekje misterioze që pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku shumë oligarkë, biznesmenë, përkrahës të Vladimir Putin kanë humbur jetën në rrethana misterioze.
j.l./ dita