Ish-krahu i djathtë i Tites: Kush është braziliani, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare?

0
Gjigandi

Ish-mesfushori i njohur brazilian, Sylvinho do jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmi ‘zyrtarizohet’ nga Super Sport, që citon burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Si futbollist, 48-vjeçari ka pasur një karrierë të shkëlqyer, duke veshur fanellat e klubeve si Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona e Manchester City, ndërsa prej 2011-ës ka varur këpucët në gozhdë, për t’iu përkushtuar trajningut.

Eksperienca e parë si trajner ishte ajo e ndihmësit të Tites të Corinthias, ndërsa në dhjetor të 2014-ës u transferua në Milanon zikaltër, për të bërë ndihmësin e Roberto Mancinit në pankinën e Interit. Më 2016-ës u bë sërish krahu i djathtë i Tites, këtë herë në përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa në 2019-ën provoi eksperiencën e parë si trajner i parë i një klubi të njohur.

Ishin francezët e Lyonit ata që i besuan pankinën, por eksperienca në Ligue 1 zgjati pak për Sylvinhon, që u shkarkua në tetor të 2019-ës, vetëm 4-5 muaj pas emërimit. Më pas, në maj të 2021-shit Sylvinho u emërua trajner i Corinthiasit, ku rezistoi thuajse një vit, pasi u shkarkua në shkurt të këtij viti.

Aktualisht Sylvinho është i papunë dhe në pritje të një shansi për të treguar se vlen edhe si trajner, teksa Kombëtarja Shqiptare ndoshta do të jetë një trampolinë e mirë drejt ligave të njohura europiane për brazilianin 48-vjeçar.

RonaTyra

Argjentinasi që ka luajtur me City-n, një nga ndihmësit e Sylvinhos në Kombëtare

Pas zbulimit të emrit të Sylvinos në krye të kombëtares shqiptare, “Supersport.al” ka zbuluar edhe se cilët do të jenë ndihmësit e brazilianit në drejtimin e “kuqezinjve”.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin argjentinas Pablo Javier Zabaleta dhe ish-mesfushorin brazilian Dorival Guidoni Junior, i njohur si Doriva.

Zabaleta ka një CV të pasur si futbollist, pasi ka luajtur për vite të tëra me një skuadër si Manchester City dhe gjithashtu ka veshur fanellat e ekipeve të njohura si West Ham e Espanyol, teksa numëron plot 58 ndeshje me përfaqësuesen e Argjentinës.

Një emër më pak i njohur është Doriva, që gjithsesi ka eksperiencë të konsiderueshme në Europë, pasi ka luajtur në Premier League për Middlesbrough, në Spanjë te Celta Vigo dhe në Itali me Sampdorian, ndërsa së fundi ka qenë ndihmës i Sylvinhos te Corinthias dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe në stolin kuqezi.

 

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu