Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ritvana Fetahu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj sjelljes bullizuese të banorëve të “Big Brother VIP” kundrejt Luizit.
Ritvana ka bërë një deklaratë në Instagram ku i cilëson banorët si një tufë ziliqarësh që nuk luajnë me rregulla morale. Më tej ajo ka reagoi dhe për deklaratën shokuese të Amos Zaharias ndaj Luizit dhe theksoi se spektakli duhet të mbyllet menjëherë.
Postimi:
“Është e papranueshme. Jeni shembulli më i keq i bashkjetesës. Jam vërtet e prekur nga kjo deklaratë që bëhet nga një artist duke u ndjekur live nga miliona shqipëtar në gjithë botën.
Nuk jeni të aftë të luani,më kujtohet vjet Einxhel luftonte me shpirt për të drejtat e saj në shtëpi,me dinjitet. Ato jane vajzat që duam, si Einxhel.
Luizit i është përmendur edhe familja,është cënuar në dinjitet,aty ku secilit i “vlon gjaku” . Një tufë ziliqarësh,të paaftë të luajnë me rregulla morale.
Jam pa fjalë… Unë njoh persona që janë trajtuar në këtë menyrë kur kan qenë fëmijë,dhe pasojat i kan ndjekur gjithë jetën. PO,e duam LUIZIN. Për shumë virtyte që ju nuk i keni. #meluizin #stopbullying”