Kur Julia Fox u lidh me Kanye-n, e gjithë bota u përqendrua të aktorja e “Uncut Gems” dhe nisën ta shihnin sa interesante është realisht ajo. Por, pak kohë më vonë, dyshja u nda, por sërish ngjall kuriozitet marrëdhënia e tyre.
E ftuar në episodin e radhës të “Watch What Happens Live”, Julia foli për kohën kur u njoh dhe u lidh me reperin dhe tha: “Ne kemi qenë bashkë për 1 minutë. Nuk mendoj se ai e di emrin tim të plotë”, duke bërë me dije se ajo ka edhe një emër të mesëm.
Pra, marrëdhënia e tyre s’qenka e bazuar në biseda të thella dhe as e kanë njohur njëri-tjetrin dhe aq mirë.
Julia tha edhe se nuk ka folur me Kanye-n që prej një viti dhe se është hasur me Kim “në të njëjtën dhomë”, por nuk janë takuar kurrë dhe nuk kanë folur për asgjë.