Irani arreston aktoren e famshme: Përhapi lajme të rreme për protestat

0
Gjigandi

Media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se autoritetet kishin arrestuar një nga aktoret më të famshme të vendit, nën akuzat për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me protestat që kanë përfshirë mbarë Iranin.

Agjencia e Lajmeve të Republikës Islame, IRNA, njoftonte se Taraneh Alidoosti, aktore e filmit fitues të çmimit Oskar “The Salesman”, u arrestua një javë pas një postimi në rrjetin Instagram duke shprehur solidaritet me njeriun e parë të ekzekutuar së fundmi për krime të dyshuara të kryera gjatë protestave mbarëkombëtare.

IRNA njoftoi gjithashtu se disa figura të famshme iraniane ishin thirrur nga gjyqësore për shkak të publikimeve me përmbajtje provokative, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas raportit të medias shtetërore të publikuar në kanalin e saj zyrtar në rrjetit Telegram, aktorja Alidoosti është arrestuar pasi nuk ofroi “asnjë dokument që vërteton pretendimet e saj”.

Në postimin e saj, aktorja 38-vjeçare shkruante: “Quhej Mohsen Shekari. Çdo organizatë ndërkombëtare që po shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa, është një turp për njerëzimin”.

RonaTyra

Shekari u ekzekutua më 9 dhjetor pasi u akuzua nga një gjykatë iraniane për bllokimin e një rruge në Teheran dhe sulmuar me hanxhar një anëtar të forcave të sigurisë të vendit.

Javën e kaluar, Irani ekzekutoi një të burgosur të dytë, Majidreza Rahnavard, në lidhje me protestat. Trupi i zotit Rahnavard u mbajt i varur në kavon e një vinçi si një paralajmërim i tmerrshëm për të tjerët. Autoritetet iraniane pretenduan se zoti Rahnavard goditi me thikë dy anëtarë të forcave të saj.

Që të dy u ekzekutuan më pak se një muaj pas ngritjes së akuzave, duke nxjerrë në pah shpejtësinë me të cilën Irani tani i kryen dënimet me vdekje për krime të dyshuara në lidhje me demonstratat. Aktivistët thonë se të paktën 12 iranianë janë dënuar me vdekje në seancat me dyer të mbyllura.

Irani është tronditur nga protestat pas vdekjes më 16 shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte e ndaluar nga policia e moralit. Protestat janë shndërruar në një nga sfidat më serioze për teokracinë iraniane të instaluar pas Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Të paktën 495 njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së ashpër të protestave nga organet e sigurisë, sipas “Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran”, një grup që ka vëzhguar protestat që nga fillimi i tyre. Mbi 18,200 iranianë janë arrestuar nga autoritetet.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu