Investigim II/ BKT kryen transaksione pa firmën e pronarit të llogarisë, 10 milion lekë zhduken pa gjurmë në mesnatë

0
Gjigandi

Një denoncim i ardhur në redaksinë e Abc24.al  ka hapur një  dosjen e një mega skandali dhe vjedhje masive që bankat bëjnë në kurriz të klientëve që u besojnë kursimet.

Vangjeli Qeleshi është viktima  që BKT i përvetësoj 10 milion lekë dhe  nëpërmjet transaksioneve të kryera në mesnatë pikërisht në orën 24:00  .

Vangjelia kishte 3 llogari me bashkëshortin dhe parat i investonin në bono thesari ndërsa llogarinë personale e mbante pa e përfshirë në këto bono.

Vangjelia GJergo Qeleshi ka hapur në datën 06.05.2009 llogarinë me nr. 502123652 në Bankën Kombëtare Tregtare dega Bilisht në Korçë ku ka depozituar shumën  prej 500.000 dhe më pas ka  kryer veprime të tjera bankare si depozitime  transferime dhe vlera e gjendjes në llogari deri në momentin e kallëzimit ishte  1.067.000 lekë.

E moshuara ka sqaruar se  në datën 18.10.2012  në bazë të një statment bankar fondi prej 10 milion e 670 lekë është transferuar për pjesëmarrje në bono thesari, nga llogaria në llogari ky kalim është kryer pa firmën  e Vangjelisë.

RonaTyra

Me sa duket banka ka marr kompetencat për të kryer një transaksion pa lejen e  pronarit të parave dhe që nga ai moment parat humbasin gjurmë.

Qeleshi  është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të këtij kalimi dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për blerje bono thesari.

Rrjedhimisht e moshuara e ka kallëzuar punonjësen e bankës BKT për veprën penale vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Në shkrimin e ardhshëm do të sqarojmë pretencën e prokurorit dhe vendimin e dhënë  nga  Gjykatësi i çështjes.

Përse  Gjykata nxjerr nga rrethi i hetimit llogarinë problematike?

Me cilët ekspert e kanë ballafaquar këtë dosje?

A e hetoj gjykatësi se ku u kanalizuan këto para?

Përse në vendimin e zbardhur, analiza e gjykatës nuk përkon me atë të prokurorit?

Përse gjykatësi është pozicionuar në krahun e  BKT dhe nuk merr në shqyrtim faktet?

Pse transferimi është bërë në orën 24:00? Cila bankë është e hapur në mesnatë?

Abc24.al  disponon dosjen e plotë të denoncueses kush ka pretendime për të kundërtën jemi të gatshëm ta vendosim në dispozicion.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu