Një instruktore e njohur ‘bodybuilding’ për të arritur formën e dëshiruar trupore nisi një dietë ushqimi me 890 kalori të shoqëruar me një “koktejl’ suplementësh për “rritje të performancës” fizike.
Por bodybuilder-ja iraniane në SHBA, Naghmeh ‘Neggy’ Shelton është shtruar në spital disa ditë pas nisjes së regjimit të ri ekstrem me të cilin shpresonte të arrinte standarde te reja të sportit.
36 vjeçarja Shelton, 36 u vendos në SHBA në 2018 pasi mori vizën me llotarinë e ‘Green Card’ dhe hapi një palestër për t’u bërë ‘bodybuilder’ sic enderronte.
Por ajo kishte nevojë për ndihmë në misionin e saj dhe pajtoi stërvitësin e njohur vendas James Ayotte, i cili i sugjeroi planin e dietës për të humbur peshë.
Por plani ushqimor me 890-kalori përfshinte gjithashtu një seri drogash ose suplementësh fuqizues si steroidë, hormone të rritjes trupore dhe klenbuterol, që sipas mesazheve mes saj dhe Ayotte, janë mjekime që merren nga pacientet e kancerit të gjirit.
Para ngjarjes së fillimit të muajit, e përditshmja Washington Post shkruante se Ayotte kishte humbur fuqitë dhe ndjehej ‘e këputur’.
Ndërsa disa ditë më vonë Neggy u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në Ashburn, Virginia prej nivelit të ulët të glukozës në gjak.
Duke folur për të përditshmen Washington Post, stafi spitalit Inova Loudoun Hospital tha se gjendja e saj e rëndë erdhi prej ‘dietës, suplementeve dhe ushtrimeve të sforcuara që praktikonte”.
Tragjikisht doktorët zbuluan lëndime në tru dhe Neggy është tashmë në gjendje kome nga e cila mund të mos zgjohet kurrë.
Ndërsa Ayotte ka deklaruar se gjendja e Neggy nuk ka të bëjë me metodat e tij.
o.j/dita