INDEKSI GLOBAL: Në Shqipëri u rrit cilësia e qeverisjes dhe e jetesës

0
Gjigandi

Cilësia e qeverisjes dhe ajo e jetesës në Shqipëri kanë ardhur në një rritje graduale vitet e fundit. Në raportin e publikuar nga Instituti Berggruen në SHBA, që ka marrë në studim indeksin qeverisës për 134 shtete të botës analizohen, marrëdhëniet mes llogaridhënies demokratike dhe kapacitetit shtetëror, si faktorë kyç të ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Analiza është fokusuar nga vitet 2000 deri në 2019-ën. Për Shqipërinë vlerësohet se ka një rritje graduale në cilësinë e qeverisjes me 0.23% në periudhën 2000-2010, ndërsa vihet re një rritje e theksuar e cilësisë së jetesës me 9.8%. Sa i takon cilësisë së qeverisë, indeksi i referohet aftësisë së qeverisë për të arritur qëllimet e saj kryesore, të tilla si gjenerimi i të ardhurave, organizimi i veprimeve kolektive dhe zbatimi i politikave të saj

Lidhur me cilësinë e jetës, indeksi i referohet nivelit në të cilin qeveria ofron të mira publike për qytetarët. Të mirat publike janë mallra të disponueshme për të gjithë, si shëndeti, arsimi dhe mjedisi i pastër. Sipas raportit indeksi i të mirave publike në dekadën 2000-2010 Shqipëria ka një rritje me gati 6 pikë, nga 69 në 74.7. ndërsa në dhjetëvjecarin pasardhës indeksi ka vijuar trendin rritës duke shkuar në gati 79 pikë.

Indeksi analizon 134 vende në 3 indekse kryesore dhe 9 nën-indekse për të shqyrtuar marrëdhënien midis Cilësisë së Demokracisë, Cilësisë së Qeverisjes dhe Cilësisë së Jetës.

INDEKSI I CILËSISË NGA INSTITUTI BERGGRUEN NË SHBA

RonaTyra

Indeksi 2019
Cilësia e qeverisjes 64.3 pikë
Kapacitetet shtetërore 43.5 pikë
Të mirat publike 78.8 pikë

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu