Ibrahimovic ‘nxjerr kokën’: Milanit i mungon lideri, mua më mungon aroma e fushës

0
Gjigandi

Zlatan Ibrahimovic është i padurueshëm dhe mezi pret të kthehet në dispozicion të Milanit të tij dhe Stefano Piolit. Sidoqoftë, suedezi flet me pjekurinë e dikujt që e di se nuk mund të vrapojë shumë.

“Unë po ndjek protokollin e rikuperimit dhe po bëhem më mirë çdo ditë, – tha sulmuesi suedez në një intervistë ekskluzive për “SportMediaset”. – Milanit i mungon Ibra dhe mua më mungon skuadra. Të jesh në fushë është një gjë krejtësisht tjetër; adrenalina, turma, aroma e barit, duelet. Dua të ndihem i gjallë në fushë…, kjo më mungon”.

E vështirë për dikë si Zlatan të qëndrojë jashtë fushave për kaq gjatë, plot 6 muaj, por tek ai ekziston vetëdija se t’i japësh trupit kohën e duhur është e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në majë: “Kur ndalon, është e pamundur t’i gjesh të gjitha ato ndjesi diku tjetër, që siç e kam thënë shumë herë, edhe ato janë të vështira për tu shpjeguar.

Megjithatë, kur u operova mendova se rikthimi do të ishte akoma më i kënaqshëm dhe më i bukur. Për momentin më duhet vetëm durim”.

Sapo të jetë gati, qasja e tij nuk do të ndryshojë, as roli në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Suedezi do të mbetet lideri, shembulli për lojtarët e rinj: “Sfida është të bësh gjithmonë më shumë, nuk jam kurrë i kënaqur. Natyrisht, gjithçka është ndryshe nga dikur.

RonaTyra

Dhjetë vite më parë egoja ime ishte më e madhe se gjithçka, sot me përvojën, moshën dhe pjekurinë gjërat janë ndryshe. Kur u ktheva në Milano isha më i madhi nga të gjithë. Nuk erdha për të mësuar, por për të dhënë. Doja ta përmirësoja ekipin kolektivisht dhe individualisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu