Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomike në vendin tonë për tre mujorin e fundit të vitit.
Në një konferencë për shtyp, ministrja tha se për herë të parë për këtë vit, në muajin nëntor, ka shënuar rënie norma e inflacionit.
Ndërkohë që sipas ministres, ushqimet dhe pijet kanë pasur norma rritje të çmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit.
“Inflacioni në nëntor për herë të parë ne patëm një inflacion normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor. Uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse, baza e inflacionit në vijim do jetë më e madhe. Norma e inflacionit per nentorin eshte 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit. Ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit.
Ndikimin kryesor në inflacion e ka ushqimet dhe pijet që ka pasur norma rritje të cmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit. Në nëntor inflacioni i ushqimeve e pijeve ishte 14.7 % në Shqipëri, 29.8 në Maqedonine e Veriut, 22.5 në Serbi, 17.9 në Kosovë, 30.2 në Mal të Zi”.
Sipas ministres, ne kete tremujor te fundit te vitit, “tregu i punës ka shfaqur tendenca rënëse”.
“Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë ka rezultuar në nivel më të ulëtin e ketyre viteve, në 10.6%.
Reduktimi i shkallës së papunësisë është ndikuar nga ecuria më e mirë e tregut të punës, qoftë në treguesit e punësimit qoftë në paga”.
Ibrahimaj tha se edhe ne vitin e ardhshem do te vijoje te rritet paga minimale.
“Niveli i pagave në tremujorin e tretë ka shënuar paga mesatare 61 613 lekë pse 9.18% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe paga minimale ka pasur ndikim në ecurinë e pagës mesatare në tërësi.
Në tremujorin e tretë keni vendosur të rrisim më tej pagën minimale dhe gjatë vitit të ardhshëm gjithashtu. Shpenzimet janë rritur me 4.4% në krahasim me 11 mujorin e 2021. Borxhi publik ka ardhur në reduktim. Në tremujorin e tretë të 2022, 67.7%, ndjeshëm më i ulët se norma e një viti më parë. Presim që deri në fund të vitit të shkojë në 68.8% e të vijojë të reduktohet”.
j.l./ dita