Ibra shton misterin mbi ‘divorcin’ e Ronaldos dhe Manchester United: Nuk do ta mësojmë kurrë se si shkuan gjërat…

0
Gjigandi

A dëshironi të dini historinë e vërtetë të lamtumirës së Cristiano Ronaldos nga Manchester United? Pyesni Zlatan Ibrahimovic dhe dëgjoni si do të përgjigjet.

Suedezi i Milanit, si zakonisht shprehet hapur. Ai foli për faqen e internetit “Goal”, duke shpjeguar në realitet se e vërteta e këtij “divorci” nuk do të mësohet kurrë.

“Nuk do ta dimë kurrë se si shkuan gjërat. Ata thonë atë që njerëzit duan të dëgjojnë, atë që duhet të thonë për të mbrojtur veten. Këtë e bën edhe trajneri Ten Hag.

Ata nuk janë si unë, që them se si shkuan gjërat në të vërtetë. Sidoqoftë, të gjithë janë të ndryshëm. Të gjithë janë të shqetësuar për imazhin e tyre. Për mua imazhi perfekt është ai i vërtetë”.

Manchester United ka vendosur të ndërpresë kontratën me Cristiano Ronaldon gjatë Kupës së Botës, pak ditë pasi u transmetua në programin e BBC intervista e diskutueshme e yllit portugez, në të cilën kritikoi ashpër klubin dhe trajnerin Ten Hag.

RonaTyra

Ishte “kashta” që i theu shpinën “devesë”, në fakt tashmë kishte pasur mosmarrëveshje mes palëve, jo më pak kur Ronaldo kishte refuzuar të futej në fushë me fanellën e Manchester United.

Sot Ronaldo është në kërkim të një klubi të ri, ndërsa Ibrahimovic vazhdon karrierën e tij të gjatë futbollistike me Milanin. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023. Sot Ibra është 41 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu