I vendosën tritol në çatinë e banesës, Altin Keqi: Nuk kam konflikt me asnjë person, familja ndodhet në panik

0
Gjigandi

Një shpërthim me tritol ndodhi në çatinë e një banese në lagjen “Borati” të Krujës, mëngjesin e djeshëm në pronësi të shtetasit Altin Keqi.

Lidhur me ngjarjen Keqi ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk dyshon diku.

Sakaq shton se vetëm policia mund ta zbardhë ngjarjen, si dhe familjarët janë panikuar nga shpërthimi.

“Nuk kam konflikte me asnjë person. Shikoj punën time, por të tjerët nuk paskan parë punën e vet. Personalisht por edhe familjarët e mi s’kemi pasur shqetësime. Nuk e di, nuk dyshoj te asnjë. Nuk di ca të them. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ka shkaktuar panik në familje. Shpresoj që policia të mundë të zbardhë këtë ngjarje dhe të vërë në pranga autorin apo autorët. Ja lë në dorë Policisë”, ka pohuar Keqi.

Kujtojmë se sasia plasëse është vendosur në çatinë e banesës, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Keqi është pronar i dy serviseve celularësh në zonë, ku paraprakisht dyshohet se tritoli është vënë për shkak të konkurrencës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu