“I ka hipur vetja në qejf”, ish-banori i BB-VIP zbulon arsyen e krisjes së miqësisë me Beniadën

0
Gjigandi

Këngëtari Ardit Çuni ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Beniadën, me të cilën kishte miqësi te ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother Vip1.

Mirëpo miqësia e tyre e ngushtë është krisur dhe arsyet i ka zbuluar vetë Arditi gjatë një interviste në “Më Lër të Flas”.

Këngëtari rrëfeu se “molla e sherrit” ka qenë një koment i vëllait të tij në një portal, për lidhjen e re të Beniadës. Me sa duket kjo e fundit nuk e ka pritur mirë këtë gjë. Arditi tha se është tepër i sinqertë në sqarimet dhe faljen e tij, teksa tha se brenda BBV me të kishte miqësinë më të ngushtë.

“E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë ta mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje prap. Kur një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa. Vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë. Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi”- u shpreh Arditi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu