I fejuari e braktisi pas diagnostifikimit me kancer, vajza shet fustanin e nusërisë

0
Gjigandi

Një modele meksikane ka tërhequr vëmendjen me historinë e trishtë të saj. Vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me kancer në gji, i fejuari e braktisi. Lucero Vega, 24 vjeçe nuk e ka bërë publik emrin e partnerit, por gjesti i tij po dënohet gjerësisht.

Vajza thotë se tani po nxjerr në ankand fustanin e saj të nusërisë për të mbledhur para për trajtimin e sëmundjes. Bukuroshja ka humbur flokët e saj që nga fillimi i kimioterapisë. Ajo tregon se i fejuari fillimisht ishte mbështetës pas lajmit shokues për kancerin. Por më pasi ai ndryshoi krejtësisht dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Vega mësoi se edhe babai i saj ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Partneri nuk iu gjend pranë pikërisht në momentet më të vështira të jetës së saj. Modelja u detyrua të fillonte vetë trajtimet e kancerit dhe po përballet me seancat e vështira të kimioterapisë. Megjithatë, pavarësisht se u braktis në një moment të vështirë, Vega thotë se ajo nuk mbart asnjë mëri ndaj ish-it të saj dhe i uron atij të ketë vetëm të mira.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu