I dënuar për vjedhje dhe trafik droge, arrestohet 36- vjeçari turk në Morinë (EMRI)

0
Gjigandi

Një 36 vjeçar turk është kapur në pikën kufitare Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Kesim Sedal ishte dënuar me 25 vite burg për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Policisë Kufitare Morinë, vë në pranga një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit, vihet në pranga me qëllim ekstradimi, drejt Turqisë, 36-vjeçari.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e dërguara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, të siguruara nga inteligjenca informative, kanë kaluar në vijën e dytë në hyrje të RSH, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi turk Kesim Sedal.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Në vijim të veprimeve shtetasi Kesim Sedal, 36 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu