I arrestuar për inceneratorin e Fierit, lihet në burg zv.Presidenti i FSHF-së

0
Gjigandi

Është lënë në fuqi masa e “Arrestit me burg” për zv.Presidentin e FSHF-së Arben Dervishaj.

Dervishaj rezulton i arrestuar për inceneratorin e Fierit, pasi sipas prokurorisë ka firmosur situacione për punë të pakryera.

Gjithashtu, arkitekti dhe ndërtuesi Arben Dervishaj, dyshohet se ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto.

Përfitimet konsistonin në udhëtime private jashtë shtetit, bileta avioni, qëndrime në hotele, por dhe bileta për ndeshje futbolli në stadiumet italiane.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu