Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, seanca është shtyrë sërish. Ngjarja ndodhi më 21 prill të vitit 2021.
Shkak i shtyrjes është bërë pasi trupi gjykues vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme, sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.
Gjithashtu u kërkua ndarje e çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve. Mes të tjerash u kërkua edhe pavlefshmëri e disa akteve të hetimit.
j.l./ dita