Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noel Le Graet ‘bën një hap prapa’ nga detyrat e tij dhe zëvendëspresidenti Philippe Diallo u emërua ushtrues detyre i kryetarit të përkohshëm, tha FFF të mërkurën.
“Noel Le Graet, në marrëveshje me mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFF-së sot në Paris, ka vendosur të bëjë një hap prapa nga detyrat e tij si president i federatës derisa auditimi i porositur nga Ministria e Sportit të jetë komunikuar përfundimisht dhe në pritje të analizës së tij nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës”, tha FFF në një deklaratë pas një takimi urgjent të komitetit të saj ekzekutiv.
Le Graet, 81 vjeç,është akuzuar për ngacmim seksual nga një agjente futbolli, të cilin ai e ka mohuar dhe gjithashtu është kritikuar nga lojtarët dhe politikanët për kritikat kundër ikonës franceze të futbollit dhe fituesit të Kupës së Botës 1998, Zinedine Zidane. Ai u kritikua gjithashtu për zgjatjen e kontratës së trajnerit të Francës, Didier Deschamps deri në vitin 2026, dy vjet pasi i skadon mandati në krye të FFF.
o.j/dita