Humbi jetën gjatë ndeshjes Argjentinë-Holandë, vëllai bëri akuza të forta. Autopsia zbulon shkaqet e vdekjes së gazetarit të njohur

0
Gjigandi

Shkaku i vdekjes, të premten e kaluar, i gazetarit të njohur amerikan Grant Wahl, teksa po raportonte mbi Kupën e Botës në Katar, ishte këputja e një aneurizmi të aortës. Kështu tha të mërkurën gruaja e tij, Celine Gounder.

“Atij iu bë autopsia këtu në New York nga autoritetet mjekësore dhe ligjore, pas së cilës rezultoi se ka pasur një aneurizëm të aortës, që u këput”, – tha Gounder, specialist i sëmundjeve ngjitëse dhe bashkëpunëtor i “CBS Medical”.

Gounder tha se të premten ai filloi të merrte mesazhe përmes rrjeteve sociale dhe email-eve dhe kuptoi se “qartësisht diçka nuk shkonte”. Mesazhet e informonin atë se burri i saj ishte rrëzuar dhe ishte dërguar në spital pas rreth 20 minutash CPR.

“Unë vazhdova të pyesja: a ka puls, a ka puls? Nëse do të kishte puls kur doli nga stadiumi do të ishte shenjë e mirë. Sidoqoftë, askush nuk u përgjigj për atë që po pyesja”, – tha ajo.

Tim Scanlan, agjenti i Wahl, kishte thënë se gazetari “me sa duket ka vuajtur një lloj sëmundjeje akute në dhomën e shtypit”, në stadium, gjatë ndeshjes çerekfinale midis Argjentinës dhe Holandës.

RonaTyra

Wahl, 49 vjeç, mori kujdes të menjëhershëm mjekësor në vendngjarje dhe u transferua me ambulancë në spitalin e përgjithshëm “Hamad”. Eric Wahl, vëllai i gazetarit, tha pas vdekjes se se Grant kishte marrë kërcënime me vdekje dhe sugjeroi se ishte vrarë, por më vonë u tërhoq.

Dy gazetarë të tjerë kanë vdekur gjatë kampionatit të futbollit që filloi më 20 nëntor në Katar dhe do të përfundojë të dielën: amerikani Roger Pearce, 65 vjeç dhe fotografi nga Katari Khalid al-Misslam.

Pearce, drejtori teknik i ITV-së, vdiq papritur natën e 21 nëntorit, ndërsa ishte në dhomën e tij të hotelit, raportoi televizioni në fjalë këtë javë. Khalid al-Misslam, i cili punonte për kanalin televiziv sportiv lokal “Al Kass”, vdiq papritur të dielën, por nuk janë dhënë detaje mbi shkakun e ndarjes së tij nga jeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu