Zamira Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, ndërsa ishte e ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Durda tha se vendimi i SPAK “për shpërdorim detyre” ndaj Mediut, ishte si një goditje tjetër për të, pasi ai është përgjegjës për vrasje.
“Ka dështuar e gjithë piramida shtetërore. Gjithësecili të mbajë përgjegjësi për punën e tij, nuk e kam fare personale. Dua drejtësi për djalin. SPAK më ka goditur sërish me dënimin për “shpërdorim detyre”, tha ajo.
j.l./ dita