Humbet e reja italiane në zonën e “Astirit”, prindërit japin ALARMIN: E prisnim dje në aeroport, nuk kemi asnjë kontakt!

0
Gjigandi

Një turiste italiane raportohet e humbur prej ditës së djeshme, ndërsa për herë të fundit ndodhej në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Vajza e re duhej të kthehej ditën e djeshme në Itali, ku në aeroport kishin dalë ta prisnin prindërit, por ata janë tronditur kur vajza nuk ka mbërritur. Prindërit thonë se prej ditës së djeshme nuk kanë asnjë kontakt me vajzën e tyre.

Ata i bëjnë apel qytetarëve shqiptarë që mund të kenë dijeni të kontaktojnë Policinë e Tiranës apo Ambasadën Italiane në Tiranë.

Apeli i prindërve italianë:

Unë dhe bashkëshorti im kërkojmë ndihmë nga komuniteti shqiptar, por jo vetëm, veçanërisht nga ata që jetojnë në zonën e Tiranës.

Vajza jonë Olga ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit) dhe duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme.

Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme.

RonaTyra

Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare [email protected] , të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës dhe Ambasadën Italiane në Tiranë.

Ju lutem shperndajeni sa më shumë.

Faleminderit për bashkëpunimin!

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu