Ky është horoskopi për ditën e premte 17 prill 2020 që SHQIP sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga SHQIP i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Do të keni mundësi që të zgjidhni probleme në dashuri. Në këtë moment duhet të qartësoni idetë, pasi është një ditë e mirë për të menduar për projektet. E premtja është mjaft e favorshme edhe sa i takon punës, ku do të ketë zhvillime pozitive.
Demi
Në këtë periudhë do të ndihet shumë lodhja, pasi nuk po flini mirë. Duhet të mundoheni që të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak në këtë moment. Bëni kujdes që të mos e shkarkoni stresin në raportin në çift.
Binjakët
Në dashuri do mund të zgjidhen disa probleme dhe çiftet e reja do të jenë mjaft të favorizuara. Bëni kujdes që të mos lodheni shumë.
Gaforrja
Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm nga pikëpamja sentimentale. Duhet të mundoheni që të bëni paqe, nëse jeni përballur me probleme. Kujdes maksimal duhet treguar në punë.
Luani
Mundohuni që të mos nervozoheni për kot. Dashuria do të jetë mjaft pozitive, ku do keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Në punë, mund të hiqni dorë nga diçka që nuk ju kënaq.
Virgjëresha
Duhet të mundoheni që të mos thoni gjëra që nuk i mendoni dhe të mos e jepni fjalën, nëse nuk jeni në gjendje që ta mbani. Në sferën sentimentale mund të keni pasiguri. Edhe nëse jeni ndjerë të lodhur, mundohuni që të mos i shtyni gjërat që duhet ti bëni patjetër.
Peshorja
Duhet të tregoheni pozitiv pasi gjatë këtyre ditëve do keni mundësi që të hidhni bazën e emocioneve të rëndësishme. Bëni mirë që ti shtyni për moment tjetër debatet në çift. Në punë, duhet të thoni çfarë mendoni dhe do të vlerësoheni.
Akrepi
E premtja do të jetë nën ritmin e duhur, ku pasioni nuk do të jetë si zakonisht. Është një periudhë e mbushur me lodhje, ndaj bëni mirë të përqendroheni në gjërat që pëlqeni. Në punë lodhja do të jetë e pranishme, por me kalimin e orëve gjërat do të përmirësohen.
Shigjetari
Ky nuk është momenti i duhur për një lidhje, pasi mund të ketë dyshime. Bëni kujdes ndaj të vërtetës së parehatshme dhe gjërave të pathëna. Kujdes duhet treguar edhe me financat.
Bricjapi
Keni nevojë për siguri në mënyrë që të veproni. Po ashtu keni ide të shumta premtuese. Në punë, ky mund të jetë një moment rishikimi ndaj zgjedhjeve të bëra prej kohësh.
Ujori
Mundohuni që të ruani qetësinë, pavarësisht se kjo është një periudhë e mbushur me nervozizëm. Do e keni të vështirë që të kënaqeni. Në punë, duhet vëmendje e veçantë.
Peshqit
Duhet të bëni kujdes në dashuri pasi do e keni Hënën kundër dhe kjo gjë mund të pengojë shumë gjëra. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi do të ishte mirë që të mos shtyni gjërat më të rëndësishme.