Dashi
Nuk do jeni në ditën më të mirë, prandaj do duhet ende të prisni për të gjetur personin e duhur. Financat do jenë përgjithësisht të mira, falë mënyrës shumë të mirë të menaxhimit.
Demi
Nuk do jeni në humorin e duhur dhe nuk do keni durim të kërkoni personin ideal. Financat do jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor, kështu që mund të rrini të qetë.
Binjakët
Të martën nuk do e gjeni personin e duhur dhe nuk do e ndryshoni dot statusin, megjithëse e ndjeni veten shumë të lodhur. Klima yjore për sektorin e financave do jetë e dyzuar. Matuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi.
Gaforrja
Do jeni gati të bëni gjithçka vetëm për të filluar një lidhje. Vetmia ju ka ardhur në majë të hundës. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe nuk do keni vështirësi.
Luani
Do takoni disa persona interesantë dhe do filloni një histori dashurie pasionante. Yjet do ju mbështesin mjaft në planin financiar dhe do bëheni më të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni.
Virgjëresha
Do keni mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër se kaq. Për të stabilizuar financat duhet të mundoheni shumë. Jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket. Nëse duhet, kërkoni ndihmë.
Peshorja
Do bëni çmos që të filloni një lidhje të re këto kohë. Vetmia është bërë e padurueshme për ju. Me financat duhet të bëni kujdes. Mos e teproni me shpenzimet!
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Do jeni më të vendosur se kurrë të filloni një histori dashurie me personin që ka kohë që ju tërheq. Të ardhurat duhen menaxhuar me shumë kujdes që të mos keni vështirësi.
Shigjetari
Do fiksoheni pas dikujt dhe nuk do hiqni dorë derisa t’ia dilni mbanë. Financat do jetë të qëndrueshme, duke qenë se do mateni disa bërë para se të kryeni çdo shpenzim.
Bricjapi
Venusi do sjellë fat për beqarët. Financat nuk do kenë vështirësinë më të vogël. Do e dini mirë në çfarëdolloj hapash që do të hidhni për të pasur sukses në punë.
Ujori
Do jetë një ditë normale për ju. As takimet nuk do mungojnë, por as lidhje dashurie nuk do mund të filloni. Duhet ende të prisni. Financat do kenë disa tronditje për shkak të shpenzimeve.
Peshqit
Nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do jetë goxha e stabilizuar.