Horoskopi ditor, e martë, 3 Janar 2023

0
Gjigandi

Dashi

Sado të mundoheni nuk do arrini dot te keni një ditë të qetë sot. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë shumë të tensionuar dhe problematike. Do keni mendime të ndryshme nga njëri-tjetri dhe asnjëri nuk do pranojë të hapë rrugë. Nëse jeni beqarë keni për të pasur disa njohje, por më shumë do lëndoheni sesa do ndiheni mirë. Nuk ka ardhur ende periudha juaj më me fat. Në punë klima do jetë e dyzuar dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mos veproni pa qenë të bindur plotësisht. Në planin financiar gjendja nuk do jetë katastrofike, por jo ashtu si e keni pritur. Bëni kujdes me çdo shpenzim.

Demi

Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni e si do veproni. Nëse keni një lidhje dhe shihni dikë tjetër me adhurim do fillojnë debatet e zjarrta me partnerin dhe mund të arrihet edhe ne ndarje. Nëse i përkushtoheni atij do ndiheni vërtet mirë. Nëse jeni beqarë di gjendeni përballë dy personash shumë joshës dhe nuk do dinë të kë zgjedhin. Në punë do ju kërkohet gjatë gjithë kohës ndihmë sepse ju vlerësojnë më të mirin e grupit. Mos hezitoni të jepni një dorë sepse mirësia do ju kthehet mbrapsht. Gjendja e financave do jete aq e mirë saqë do ju duket sikur keni fituar ndonjë lotari.

Binjakët

RonaTyra

Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.

Gaforrja

Përgatituni për tension dhe probleme gjatë kësaj ditë. Nëse keni një lidhje yjet ka rrezik të nxitin debatet sidomos për shkak të çështjeve financiare. Do jeni herë pas here aq të ngarkuar shpirtërisht saqë mezi do merrni frymë. Nëse jeni në një lidhje tregohuni të matur dhe mos ju besoni shumë,ë personave që do iu joshin. Në punë mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa edhe sikur të mos arrini atje ku doni. Të paktën tentoni dhe guxoni. Financat mund të mos jene katastrofike, por gjendja nuk do jetë aspak ashtu si duhej të ishte. Po mundët kërkoni edhe pak ndihmë.

Luani

Ditë shumë ë paqëndrueshme ka për të qene kjo e sotmja. Në disa momente mund të ndieni gëzim në shpirt e në disa të tjera brengosje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të qëndroni më këmbë në tokë dhe të mos kërkoni gjëra të mëdha sepse partnerit do i duket vetja i padobishëm që nuk do ua plotësoje dhe mund t’iu lërë të lirë. Ju beqaret do mendoni të mos bëni ndryshime, por një takim i orëve të vona mund t’iu bëjë të ndryshoni mendim. Jeta profesionale do jete e favorizuar dhe plot arritje. Ky sektor do iu bëjë të buzëqeshni dhe të keni shpresë. Buxheti do jetë goxha i mirë për shkak të përkudjesit të treguar së fundmi.

Virgjëresha

Planetët do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj dhe do ju shtojnë shpresën. Nëse keni një lidhje sot di futeni në një etapë shumë më ndryshe dhe do ju duket sikur do rilindni. Do doni të qëndroni çdo moment pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Edhe ju beqarët mund të filloni një romancë pasionantë që në fakt ka për t’u shndërruar shpejt në një dashuri afatgjatë. Në punë herë pas here gjërat do ju duken të vështira, por çdo gjë do zgjidhet shpejt. Të ardhurat do fillojnë të kenë përmirësimet e para pasi këshillimeve që keni marrë së fundmi.

Peshorja

Gjatë ditës së sotme do përjetoni më shumë ndjesi negative sesa pozitive dhe buzëqeshja do ju venitet. Nëse keni një lidhje ka rrezik të zhgënjeheni nga partneri dhe do bini ne pesimizëm. Mes ju të dyve komunikimi do fillojë dalëngadalë të shkëputet. Ju beqarët lëreni veten të lirë dhe argëtojuni sa të dëshironi. Mos e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur. Në punë mund të lidhni marrëveshje me persona ose kompani të huaja çka është diçka pozitive. Financat do jenë goxha më të mira se më parë, por jo të shkëlqyer.

Akrepi

Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri nuk po ju qëndron besnik më mirë flisni hapur me të dhe zgjidhni njëherë e mirë çdo gjë. Mund të jenë edhe thjesht hamendësimet tuaja. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni pak më të duruar sepse tani për tani nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Në punë menaxhojeni me shumë kujdes çdo gjë dhe keni për ta parë do ju realizohen të gjitha planet. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të arrini të shlyeni çdo borxh që keni marrë.

Shigjetari

Bëni atë që do ju thotë zemra sot dhe nuk keni për t’u zhgënjyer në asnjë moment. Nëse keni një lidhje mendoni për ndonjë udhëtim në ditët në vijim sepse do ju bëjë mirë. Gjithsesi gjatë kësaj dite emocionet që do përjetoni do jenë goxha të forta. Ju beqarët do keni temperament të fortë dhe do dini çfarë hapash të hidhni e me kë. Në punë nuk duhet të shqetësoheni për asgjë sepse planetët do i keni pranë dhe shefat do ju vlerësojnë përherë. Mund të merrni edhe një detyrë të re shumë më të përshtatshme. Shpenzimet do i shtoni goxha, por situata do vazhdojë të mbetet e mirë.

Bricjapi

Ditë aspak problematike kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerit do bazohet tek bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok. Do jeni shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët duhet të dëgjoni përherë zërin arsyes sepse vetëm ashtu keni për të pasur jetën që keni ëndërruar. Në punë do dini të bëni përpjekjet e duhura dhe gjendja do përmirësohet. Kolegëve të vjetër mund t’iu besoni pa frikë. Jupiteri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe do bëjë që ato të jenë përherë të mira. Mund të blini edhe ndonjë gjë për qejf.

Ujori

Planetët do ua bëjnë jetën edhe më të bukur sot. Nëse jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë do mundoheni ta bëni çdo moment si në mini përrallë. Asgjë dhe askush nuk do iu prishë harmoninë. Ju beqarët duhet të jeni vetëm pak më të afërt dhe keni për ta para sa mirë do ju shkojnë gjërat. Mund të ndodhin edhe takime të papritura pasdite. Në punë më në fund do arrini të realizoni çdo plan të bërë dhe do ndiheni të përmbushur. Më mirë sesa kaq nuk ka qenë ndonjëherë situata. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit menduar kështu që shfrytëzojeni mundësinë për të hequr disa para mënjanë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do arrini të ruani optimizmin dhe disa takime të reja do ju bëjnë të reflektoni më mirë. Nëse keni një lidhje përgatituni për momente shumë të veçanta e të privilegjuara. Do dashuroni dhe do ju dashurojnë me shumë pasion. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar lëreni veten të lirë dhe luani me sharmin që keni pasi keni për të arritur atë që doni. Në punë do jetë një ditë interesantë. Do ndërmerrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe keni për të arritur lart e më lart. Financat mund të kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu