Histori/ “Testamenti politik” i Pjetrit të Madh

0
Gjigandi

Sot është 350 vjetori i lindjes të Pjetrit të Madh (1672-1725), themeluesit të shtetit modern rus, reformatorit të madh që, me çmimin e dhunës mizore, u përpoq ta modernizojë Rusinë, por duke ruajtur me fanatizëm traditat e saj. Një vit para vdekjes ai la një “Testament politik” që ka qenë busulla udhërrëfyese e politikës të jashtme të Perandorisë të themeluar prej tij në këto 350 vjet, që nga autokratët caristë, bolshhevikët e Lenin-Stalinit dhe deri tek Vladimir Putini i ditëve tona.

Janë 13 porosi (amanete) që duhet t’i mbajë parasysh çdo politikan, por veçanërisht ata që kanë përgjegjësi botërore si SHBA-ja, por edhe vende të vogla si ne që nuk jemi jashtë synimeve të politikës ruse në Ballkan.

  1. Pjetri i Madh, duke zbuluar një përrua, e shndërroi atë në lumë; pasardhësit e tij duhet ta bëjnë një oqean të madh, që do të mbulojë të gjithë Europën.
  2. Pasardhësit e tij duhet të jenë në gjendje lufte të përhershme me Evropën dhe të përfitojnë nga çdo rast që të hapin luftë.
  3. Duhet të përfitojmë në maksimum nga zbulimet dhe mësimet që vijnë nga jashtë, gjithmonë duke ruajtur identitetin tonë.
  4. Të mbjellim grindjet në Poloni.
  5. Të zgjerojmë trojet tona sa më shumë në dëm të Suedisë.
  6. Të bashkohemi në lidhje martesash me princeshat gjermane.
  7. Të nxisim tregtinë tonë me Anglinë.
  8. Të fitojmë pa reshtur troje drejt Veriut, drejt brigjeve Baltike dhe drejt Jugut, në drejtim të Detit të Zi.
  9. T’i afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur Konstantinopojës dhe Indisë.
  10. T’u hapim luftë Turqisë dhe Persisë, me qëllim që t’i pushtojmë dhe të arrijmë në Gjirin Persik
  11. Le të bëjmë Greqinë, Hungarinë, Poloninë…etj. një kolonë të pestë për Rusinë.
  12. Pas vënies në dorë të Suedisë, të Persisë, të Polonisë, të Turqisë, Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njërën me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë.
  13. Të gjitha këto janë të mundshme. Evropë duhet shkatërruar.

Shkruar në vitin 1724 në Moskë

Nënshkruar: Pietri i Madh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu