“Loja me litar” është rikthyer në “BBV”, mirëpo këtë herë ai që heq litarin shkon automatikisht në nominim.
Deri tani e ka hequr vetëm Luizi, i cili automatikisht është në nominim. Mirëpo dëshira e tij është ta heqë edhe Kiara për të parë nëse publiku i do bashkë brenda.
Kjo “dëshirë” e Luizit e ka mërzitur shumë moderatoren, e cila është shprehur se nuk e priste që ai t’ia thonte këtë. Prej mbrëmjes së djeshme Kiara është mërzitur me Luizin për këtë arsye.
“Kur e thua kështu më tingëlloi keq. Ta them sinqerisht. Nuk jam banorët e tjerë që flet kështu e bën lojëra fjalësh. Me mua mos flit me nëntekste. Mos më fol më kështu. Nuk më intereson se cfarë do të dalë para dhe pas “Prime-it”. The e kaluam me Bledin, të shohim a do ta kalojmë këtë herë. Jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova,”-u shpreh Kiara.