Hipoteza e universit si simulim kompjuterik shpjegon më mirë prevalencën e simetrisë dhe materien e errët

0
Gjigandi

Hipoteza e universit artificial, apo ndryshe e realitetit të simuluar në një lloj kompjuteri brenda të cilit ne jemi konstrukte, ka së fundmi edhe mbështetës që po kërkojnë shpjegimin shkencor final. Termi tingëllon paradoksal meqenëse sipas një shkencëtari, Melvin Vopson, hipoteza në fjalë justifikohet me ligjet e termodinamikës shpjeguar për ato që ai i quan sisteme informatike, ndërkohë që mbetet e paqartë sesi ne mund të hulumtojnë në statusin e subjektit të simulimit ligjësi të tilla. Apo nëse edhe parimet e fizikës janë vetë instrumente rregullimi të simulimit.

Vopson thotë se premisa e sistemit informatik konsideron se informacioni ka masë dhe se grimat elementare që janë baza e universit depozitojnë informacion njësoj si ADN njerëzore.

Ligji i dytë i termodinamikës parashikon se entropia e një sistemi, shkalla e çrregullimit në të, mund të rritet ose qëndrojë njësoj. Mirëpo në sistemet informaitive entropia zvogëlohet. Vopson e quan atë ligji i dytë i infodinamikës.

Kjo ndihmon të shpjegojë edhe prevalencën e simetrisë në univers. Parimet e simetrisë luajnë një rol të rëndësishëm në zbatim të ligjeve të natyrës, por deri më tani pak është shpjeguar se pse kjo duhet të jetë. Sipas gjetjeve të mia, simetria e madhe korrespondon me gjendjen më të ulët të entropisë informative, duke shpjeguar potencialisht prirjen e natyrës drejt simetrisë. Kjo gjendje, kur informacioni i tepërt fshihet i ngjan procesit të fshirjes në kompjuter apo kompresimit të kodit për të siguruar hapësirë memorieje dhe optimizuar konsumin e energjisë – shprehet Vopson.

Ky rregullim që i përgjigjet më mirë një sistemi informativ çon në supozimin se parimet e sistemit ku jetojmë në fakt shpjegohen me gjendje simulimi kompjuterik në të cilin informacioni është shtylla e tij. Është entitet fizik brenda tij.

Dhe informacion është sipas tij edhe materia e errët që përbën 2/3-t e universit të njohur, diçka që është dramatike nëse provohet pasi do ta bënte njeriun të ripërcaktonte në mënyrë radikale veten dhe jetën në tërësi.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu