Hetimet për Gërdecin, ish-deputeti i PD-së paraqitet në SPAK

0
Gjigandi

Aldo Bumçi, ish deputeti i PD është paraqitur sot në SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e Gërdecit.

Sipas burimeve, ai do pyetet si person që ka dijeni. Bumçi ishte paraqitur më herët vetem ne prokurori.

Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në fund të vitit të shkuar, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci.

Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes u rihap pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

RonaTyra

Fillimisht, Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.

Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.

Në shpërthimin e madh që ndodhi në fabrikën e demontimit në Gërdec, më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu