Hero kombëtar në Argjentinë… Çfarë fshihet pas ritualit të Emiliano Martinez para penalltive? Pështyn dorezat dhe më pas….

0
Gjigandi

Emiliano Martinez është kthyer në një hero kombëtar. Portieri i Argjentinës eliminoi Holandën në çerekfinale të “Katar 2022” duke pritur dy penallti, të goditura nga Van Dijk dhe Berghuis. Një gjest që duket si një ritual i vërtetë i numrit një të Albiceleste nuk ka kaluar pa u vënë re.

Para çdo gjuajtjeje nga 11 metra të kundërshtarëve, në fakt ai pështyn dorezat. Po ashtu, bën disa gjeste të tjera për t’i nervozuar lojtarët përballë, që duan të tundin rrjetën e tij. Në penalltinë e dytë ai priti Berghuis me topin në dorë, si për t’ia dhënë, por kur holandezi u afrua, e hodhi mënjanë.

Para se të godiste nga pika e bardhë Van Dijk u organizua një shfaqje e vërtetë e Emiliano Martinez. Ai duhej të shkonte në vijën e portës, por fillimisht puthi shtyllat, më pas preku të gjithë gjatësinë e traversës, teksa lëvizte nga njëra anë në tjetrën. Më pas qëndroi në mes të portës dhe pështyu dorezat, duke i fërkuar.

Një gjest pajtues, me sa duket, i cili duke pasur parasysh se si shkoi më pas, mund të përsëritej nëse ndonjë kundërshtar tjetër do të arrinte 11 metra larg tij. Pasi pështyu dorezat, Martinez dëgjoi rekomandimet e Lahoz dhe e përkëdheli fytyrën e gjyqtarit spanjoll me të njëjtat doreza. Kryesori i ndeshjes nuk tha asgjë, ai ishte shumë i zënë me zbatimin e rregullave, me sa duket.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu