Hernandez dhe Deshamps i ‘japin gaz’: Messi nuk na tremb, synojmë titullin të dielën

0
Gjigandi

Theo Hernandez ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Francës ndaj Marokut, në gjysmëfinalen e Botërorit 2022. Mbrojtësi i Milanit shënoi golin që hapi ndeshjen pas 5 minutash lojë, më pas dha kontributin e tij për t’i mbajtur larg kundërshtarët.

“Ishte një mbrëmje e pabesueshme, – tha ai për ‘Rai Sport’. – Një ndeshje e vështirë, Maroku ka ekip të madh. Sidoqoftë ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm, duke punuar shumë për të arritur në këtë moment.

Jam i lodhur, por është bukur. Tani le të rikuperohemi që të jemi 100% në finale. Messi? Nuk kemi frikë, argjentinasit kanë një skuadër të jashtëzakonshme, por na mbeten disa ditë për të punuar dhe përgatitur”.

Edhe trajneri i transalpinëve, Didier Deschamps, e komentoi me ngrohtësi finalen e arritur: “Ky sukses ngjall emocion dhe krenari. Sonte ishte një sukses i rëndësishëm, edhe nëse nuk është finale.

Asnjëherë nuk është e lehtë, kemi qenë edhe me fat, por lojtarët u shpërblyen si grup. Ne do të ndjekim titullin të dielën, është diçka e mrekullueshme”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu