KFOR ka reaguar për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, KFOR u bën thirrje të dy palëve që të shmangin çdo retorikë që mund të përshkallëzojë situatën.
Ajo bën me dije se po monitoron situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
Postimi i KFOR në Twitter:
Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999.
j.l./ dita