Hëna ‘vishet’ me një unazë zjarri, vendet ku mund të shihet eklipsi i rrallë diellor

0
Gjigandi

Një spektakël qiellor do të ndodhë këtë të shtunë, një eklips diellor unazor.

Fenomeni kozmik do jetë i dallueshëm në disa zona të SHBA-së, Meksikës si dhe në Amerikën Jugore e Qendrore. Një pjesë e njerëzve në SHBA do të munden të shohin të paktën eklipsin e pjesshëm, është shprehur NASA.

Një eklips diellor unazor ndodh kur hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar pjesën më të madhe të dritës së këtij të fundit. Një unazë e hollë drite përqark hënës i ka dhënë emrin eklips diellor unazor.

“Një eklips unazor ndodh vetëm kur hëna ndodhet në pikën më të largët të saj nga Toka. Në perspektivën tonë, nuk e mbulon tërësisht dritën e diellit ndaj ne mund të shohim unazën e zjarrtë rreth hënës”, shpjegon agjencia hapësinore, e cila shton se një fenomen i tillë është më i rrallë se sa një eklips i plotë.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në zona të ndryshme dhe ata që do ndodhen brenda këndit të unazës, do mund ta shohin efektin e plotë të “rrethit të zjarrtë” ndërsa të tjerët do shohin eklipsin e pjesshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu